Ti nuk më dhe as kafshimin e fundit ?! Qeni i çuditur është bërë një yll i mediave sociale, pasi pronari i tij i bëri një foto në momentin që ai i kishte mohuar për të ngrënë copën e fundit të një Burgeri

Qentë mund të mos jetë në gjendje tu tregojnë pronarëve të tyre se si ata ndjehen herë pas here, por një haski siberian ka arritur ta shprehë gjendjen e tij emocionale, të tronditur, pasi pronari i tij e mbaroi të gjithë Burgerin pa i dhënë atij, as një kafshatë.

Ngjarja interesante u regjistrua në Las Vegas, SHBA, ku Julio Savala Lopez Jr, 32 vjeç, fotografoi qenin e tij simpatik Yuka, 18-muajsh, pasi atë e pushtoi shprehja e çuditur në fytyrë pas veprimit zhgënjyes nga i zoti.

“Unë mendoj se qeni im sapo vdiq pak në brendësi kur unë nuk i dhashë atij kafshimin e fundit të Burger tim,”. Yuka shihet në foto me nofullat e rëna dhe sytë e shqyer nga mosbesimi i mohimit të kafshatës së Burgerit.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: