Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron të takohet me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në “një të ardhme jo shumë të largët” për të diskutuar mbi “garën e armatimeve” midis Rusisë dhe SHBA.

Ai tha se dëshiron gjithashtu të diskutojë me udhëheqësin rus mbi Ukrainën, Korenë e Veriut dhe Sirinë.

Komente e zotit Trump në Zyrën Ovale vijnë pas asaj që ai e cilësoi si një “bisedë shumë e mirë telefonike” me zotin Putin të martën në mëngjes për ta përgëzuar për rizgjedhjen për një mandat të katërt gjashtë-vjeçar si kreu i Rusisë. Zgjedhjet u karakterizuan nga njoftime për parregullsi në votime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb