Federata e Futbollit të Shqipërisë së bashku me 12 federata të tjera të Europës i kanë dhënë dje mbështetjen unanime sekretarit gjeneral të UEFA-s, Xhani Infantino për president të FIFA-s, shkruan Panorama Sport.

“Reuters” raporton se dje në Beograd janë takuar krerët e 13 federatave të futbollit, të cilët i kanë dhënë mbështetje kandidatit për president të FIFA-s.

“Të unifikuar dhe me mbështetje unanime është përcjellë sot kandidatura e Xhani Infantinos për president të FIFA-s. Ekziston një bindje se ai është kandidati më i mirë për të udhëhequr qeverinë botërore të futbollit”, thuhet në një komunikatë nga Federata e Futbollit të Serbisë që udhëhoqi këtë takim, në të cilin morën pjesë:

Shqipëria, Kroacia, Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Qipro, Rusia, Rumania dhe Turqia. Zgjedhjet për president të FIFA-s do të mbahen më 26 shkurt në Zyrih.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: