TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur paraditen në Gjykatën e Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë. Vetë Tahiri e ka konfirmuar praninë e tij në këtë seancë, por ndonëse gazetarët kanë pritur prej mëngjesit para derës së pallatit ku ai jeton, ish-ministri nuk ka dalë prej saj.

Ende nuk dihet nëse ish-ministri ka dalë më herët nga banesa, apa ka përdorur ndonjë dalje tjetër.

Seanca pritet të fillojë rreth orës 11:00, ndërsa avokati i tij Maks Haxhia tashmë është paraqitur më herët në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Kujtojmë se ditën e shtunë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin, që po hetohet nga Prokuroria për lidhje me grupin e drogës së Moisi Habilajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi masën e arrestit me burg për ish-deputetin e PS-së, por gjyqtarja Liljana Baku vendosi “arrest shtëpie”.

Në seancëne sotme pritet që Saimir Tahiri të parashtrojë vështrimin e tij për masën dhe ta kundërshtojnë atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb