Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Giroud realizon gol magjepsës, Chelsea në finale të “FA Cup” kundër United (Video)

4B6E623F00000578-5644071-image-a-46_1524410072353

Chelsea ka siguruar finalen e “FA Cup” pasi ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Southampton-in në gjysmëfinalen e luajtur në “Wembley”.

Ndeshja e dominuar plotësisht nga ‘blutë’ u zhbllokua në minutën e 46-t nga Giroud, i cili realizoi një gol magjepsës duke bërë ‘çorap’ kundërshtarët në zonë.

Dhjetë minuta para fundit, Conte zëvendësoi Giroud me Morata dhe vetëm dy minuta më vonë, spanjolli realizoi golin e dytë për “blutë”, duke mbyllur llogaritë.

Chelsea, që renditet në vendin e pestë në Premier League, ka mundësinë ta mbyllë sezonin duke fituar një trofe.

“Blutë” do të luajnë për herë të 13-të në finalen e Kupës së Anglisë, veprimtari të cilën e kanë fituar shtatë herë, për herë të fundit në vitin 2012. Në finale ata do të përballen me Manchester United.

(e.k/BalkanWeb)