Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Gjendet një tekst i vjetër teatror për Skënderbeun

tekst per skenderbeun

Nga: LUÇIA NADIN*
Vazhdon ende të mahnisë fakti që, akoma në mijëvjeçarin e tretë, historia rikthen dokumente të papublikuara më parë mbi një nga figurat më të rëndësishme, si strateg ushtarak dhe politikan i të gjitha kohrave: Gjergj Kastrioti Skënderbeun, personazh i cili ka hyrë me të drejtë të plotë në galerinë e heronjve Plutarkianë të të gjitha kohërave. Konteksti i veprimtarisë së tij tashmë është i njohur, ai futet mes fuqive më të mëdha të kohës mes të cilëve Aragonezët, Papati, tek Republika e Venecias.

Për këtë të fundit, Shqipëria, e sidomos ajo e bregdetit, ka pasur interesin e një toke kyçe, urë lidhëse për trafiqet tregtare me Lindjen, segment i një linje të gjatë bregu nga ku kalonin nga Adriatiku për të kaluar në Mesdhe, anijet e veta tregtare. Njihet tashmë se si kontrolli mbi Adriatik, i konsideruar një “gji” Venecian, u rrezikua gjatë shekullit XV nga mësymjet e fuqisë otomane dhe se si Shqipëria u bë pikë strategjike kufiri.

Kjo sa për të risjellë në mënyrë të përgjithshme rëndësinë që Republika e Venedikut i dha asaj toke dhe interesimit të veçantë, që tregoi për rolin në gjysmën e 1400-ës veprimtaria e Gjergj Kastriotit. Pas vdekjes së të cilit, Perandoria Osmane sulmoi veriun e Shqipërisë, me mësymjet e njohura të Shkodrës dhe pas dy dekadash pësoi humbja e Durrësit, që përbëjnë etapa të shkëputjes së kësaj treve për të ashtëquajturin Shtetin e Detit venecian (Stato da Mar). Veprat heroike të Skënderbeut në një Shqipëri, e thirrur në histori për t’i bërë ballë pushtimit osman, armik “historik” i Venecias, duhet të vendoseshin menjëherë në mitet veneciane të kontrollit të detit. E kështu dhe figura e Skënderbeut, deri një shekull e gjysëm pas vdekjes së tij, në vitet e para të gjashtëqindës, do të shfaqej madje në statujën e “Gjigandit” (Shqipëri), që bashkë me statujën e “Drejtësisë” (Venecia), zuri fronin e Bicintoro-s së famshme, anija e çmuar veneciane në të cilën priteshin miqtë prestigjozë në qytetin lagunar.

Duke thënë këtë, Skënderbeu justifikohet në historinë e artit e të kulturës veneciane dhe siç do vëmë re dhe rishikimi mitik i figurës së tij. Në këtë rast, kemi të bëjmë me teatrin, që dëshmon mbajtjen e gjatë të mitit të heroit në dy dëshmi të reja për lexuesin shqiptar.
Nga Luçia Nadin*

Tekstet
Teksti i parë i përket periudhës së madhe të Komedisë së Artit Italian, kohë pak më shumë se sa ajo që lidhet me atë specifike dhe të famshme të botës së maskave, në atë që gjatë shekullit XVII do përgatisë stinën pasuese të veprës teatrale e që quhet vepra regji (opera regia). Teksti titullohet Lavditë e Skënderbeut me lirinë e Atdheut nën Perandorin (Sulltanin) Amurat (Murat) të Konstandinopojës. Kjo pjesë (vepër regji) u shfaq për një kohë të gjatë në teatrot e Venecias me një sukses të madh për publikun midis 1600-ës dhe 1700-ës. Ajo u shfaq akoma në periudhën e komedive të Carlo Goldoni-t dhe u bë në një farë mënyre konkurrente, sepse publiku kërkonte vazhdimisht përsëritje të shfaqjes. Kjo vepër bazohej në tregimet biografike të Marin Barletit, ku rrëfehen aktet e jashtëzakonshme të forcës së Skënderbeut në mbretërimin e Sulltan Muratit, që pasoi marrjen e Krujës.

Midis shumë episodeve, ku tregohet zotësia e Skënderbeut në mundjen e kundërshtarëve të tij me shpatë, del nga teatri spanjoll një episod qendror, ku shfaqet lufta e heroit me një luan: një skenë me mjaft impakt për publikun që gjen në të dhunti gati mrekulluese, e gati një profet të ri Daniel! E gjithë pjesa vendoset mbi lëvizjen, me pika të forta skenike për komplotet që i bëheshin Skënderbeut, ndërsa ky i fundit triumfonte mbi të gjithë kundërshtarët, deri në hyrjen në Krujë. Një nderim entuziasmues i një heroi të pathyeshëm, që natyrisht merrte dhe ovacionet e publikut! Dhe, kjo, shpjegon edhe suksesin e madh të Lavdive të Skënderbeut në skenat e teatrit venecian për më shumë se një shekull.
Teksti i dytë na transporton në një dimension tjetër, në atë të teatrit tragjik. Bëhet fjalë për një tragjedi që në analet bibliografike mbi Gjergj Kastriotin ka qenë shpallur si e humbur, kësisoj edhe në Bibliografinë mbi Skënderbeun në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës (I, 1997, p.376). Pra bëhet fjalë për Scanderbegh, të kompozuar nga Trifone Smecchia në gjysmën e dytë të shek. XVIII.

Historia e gjetjes së saj është aventureske: fillon midis letrash private që miku im Paolo Muner do gjente në një fond personal. Duke lexuar emrin e Skënderbeut, Muner nuhaste vlefshmërinë e këtyre letrave dhe më vinte në dijeni me pronarët e këtyre letrave, që sot e kësaj dite duan të mbeten anonimë dhe nuk kanë ndërmend t’i japin origjinalet një institucioni publik. Megjithatë kam mundur të kem një kopje të tekstit dhe do ta depozitoj në një bibliotekë të Venecias, në mënyrë që çdo studiues të mund ta shikojë.
Ja pra ku mund të flasim sërish për një tragjedi të re mbi heroin kombëtar shqiptar, duke falenderuar natyrisht intuitën e Paolo Muner!
Trifne Smecchia, autori (1755-1814), nga qyteti dalmat i Perasto-s (sipas një legjende familja e tij ishte me origjinë shqiptare, nga Sametic, afër Krujës) studion në qytetin e Padovës dhe Venecias në vitet shtatëdhjetë të shek. XVIII. Me kohë do bëhet njeri me kulturë të spikatur dhe hyn në histori me një ngjarje me marrëdhënie të rëndësishme, duke u transferuar nga Veneto (krahina e Veneto-s) në Perasto (personazh i cili pret të studiohet akoma më thellësisht).

Midis 1781 dhe 1783, midis Padovës dhe Venecias kompozon këtë tragjedi në pesë akte (ka humbur akti i katërt, për fat pa shumë dëm për të gjithë veprën); që pason ta rregullojë nëpërmjet shtesave dhe përmirësimeve që gjenden në fund të materialit. Një punë që nuk arrin ta çojë deri në fund, ndoshta nga angazhimet e ndryshme apo interesa të tjerë. Në këtë tragjedi ndërthurret, natyrisht, ndjenja personale dhe tematikat që mbizotëronin në ato vite.

Është një tekst shumë impresionues, ku ngjarjet zhvillohen mes dy kampesh luftimi dhe dy ambientimeve të ndryshme: nga njëra anë Skënderbeu, dhe nga ana tjetër Moisiu, që e tradhton dhe kalon në kampin osman. I jepet shumë hapësirë figurave femërore në të dy kampet: motra e Moisiut, Deffina dhe gruaja e tij Jerina, provokuese të mrekullueshme të dashurisë së dhèu-t amë, besimit në fe dhe atij bashkëshortor.

Ndërsa për Skënderbeun nuk ngrihet shumë ajo figura tradicionale e udhëheqësit të zotë, por mbahet në regjistrin e Princit dhe mbretërisë së tij, të mençurit që mezi pret të shoshisë kontradiktat shoqërore, të mbrojtësit të atdheut dhe të besimit, i prirur për të bashkuar dhe sjellë paqe popullit të tij, tashmë të stërmunduar nga luftëra dhe ndarje.

“Atdhe” është fjala që përsëritet më së shumti me një frekuencë munduese: “O Zot i madhërishëm, mbrojtës i Atdheut… mbro lirinë e Shqipërisë”, “Në atdheun e madh rikthehemi…”.
Një udhëheqës i madh pra, Skënderbeu i tragjedisë, një politikan i mençur me prirje për rindërtimin e vendit të tij.
Kjo tragjedi e rigjetur na prezantohet si një tekst me vlerë dhe është një letërsi çuditërisht aktuale, sepse është një rast për të reflektuar, përtej diferencave të qarta të kohës dhe skenarëve, mbi çfarë janë edhe interesat e vërtetë të një vendi, moment që duket sesa e rëndësishme është të tejkalohen egoizma personalë dhe nga ana e kujt është detyra të kurojë të mirën e përbashkët dhe të ndërtojë një bashkëjetesë të paqtë.
Një leksion për një Polis, në sens absolut, dhe jo vetëm për atë shqiptar.

Përktheu nga origjinali
Xhiana Belegu
*Cfr. Lucia Nadin, La ricaduta del mito di Scanderbeg nel teatro veneziano del ‘700. Una commedia dell’arte di grande successo e una tragedia data per perduta e ora ritrovata. Primi dati documentari, in <>, XII, 4 n.s., 2015, pp. 123- 147.
(er.nu/Milosao/BalkanWeb)


Komente ( 13 )

  • When I initially commented I clicked the “Notify me when new comments are added” checkbox and now each time a comment is added I get several emails with the same comment. Is there any way you can remove people from that service? Thank you!|

  • Wonderful article! That is the kind of info that should be shared across the internet. Disgrace on Google for no longer positioning this post upper! Come on over and seek advice from my web site . Thanks =)|

  • Great work! This is the type of info that are meant to be shared across the net. Disgrace on Google for no longer positioning this post higher! Come on over and visit my website . Thank you =)

  • We are a group of volunteers and opening a new scheme in our community. Your web site offered us with valuable information to work on. You’ve done an impressive job and our entire community will be grateful to you.

  • Normally I don’t read article on blogs, but I would like to say that this write-up very compelled me to check out and do so! Your writing style has been amazed me. Thank you, quite great post.

  • Good site! I truly love how it is easy on my eyes and the data are well written. I am wondering how I might be notified when a new post has been made. I have subscribed to your RSS feed which must do the trick! Have a great day!

  • I¡¦ve recently started a website, the information you offer on this website has helped me greatly. Thanks for all of your time & work.

  • How did your self deliver this web-site physical appearance this cool! Electronic mail me if on your own get hold of the possibility and percentage your wisdom. Id be appreciative!

  • I just want to tell you that I am new to blogging and absolutely loved your web blog. Almost certainly I’m likely to bookmark your website . You really come with awesome well written articles. Thank you for revealing your webpage.

  • I simply want to mention I am just beginner to blogging and site-building and absolutely loved you’re web-site. More than likely I’m planning to bookmark your blog post . You absolutely have outstanding articles and reviews. Kudos for sharing with us your web page.

  • I just want to tell you that I am all new to blogs and actually savored this blog site. Most likely I’m likely to bookmark your website . You absolutely come with awesome article content. Regards for sharing your webpage.

  • une ate qe shikoj dhe dalloj dhe me cudit
    Emnat Vorio Epirote te sotme kane qene emna dhe ne veri te Shqiperise
    ne te ashtuquajturin Epiri i Ri nga Elbasani e nalt.
    JORGJI sot Gjergji
    JERINA sot Geni ose Gena
    Konstandino sot Dino
    Kjo tregon asimilimin e Epirit ne Shqiperine e sotme nga Turqit.
    Pastrimi ose spastrimi islamik patjeter do ringjall Epirin e dikurshem madheshtor me historine legjendare ndershekullore
    faleminderes

  • Nderim dhe falendime te perzemerta prof. L. Nadin, nje studiuese e palodhur e gjuhes, historise dhe kontributit shqiptar ne historine e Evropes. Lartesimi i figures se Gjergj Kastriotit na ben gjithnje e me krenar.
    Skenderbeu, Heroi me i Larte i Kombit qofte frymezimi i gjithe shqiptareve te vertete!



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.