*Elvis Rroshi mberrin ne shtepi ne Kavaje

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin. Kryetari Rroshi u arrestua pak ditë më parë për mosdeklarim të dhënash në formular.

Fill pas caktimit të kësaj mase, avokati mbrojtës, Theodori Sollaku pohoi se klienti i tij nuk ka qenë dakord me këtë masë, ndërsa theksoi se do apelohet ky vendim.

Sakaq, mbështetës dhe simpatizantë të Rroshit, të cilët që prej mëngjesit të sotëm ishin vendosur në ambientet e Gjykatës, ndërsa prisnin vendimin. Ata në shenjë mbështetje ndaj kryebashkiakut kanë duartrokitur dhe brohoritur.

RROSHI: SI PROVA MË NXORËN LETRA HIGJENIKE PA ASNJË VLERË LIGJORE
Fill pas lirimit të tij nga burgu dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie”, ka reguar kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Rroshi e cilësoi arrestimin e tij një idiotësi politike dhe thashetheme gazetash. Nga ana tjetër kryebashkiaku theksoi se në vendin e tij arrestohet vetëm sepse Sali Berisha nuk është arrestuar ende.

MESAZHI I PLOTË I RROSHIT
Me arrestuan ne mes te rrugës pa me marre as ne pyetje. Nxorën rrugëve letra higjienike pa asnjë vlere ligjore për te me treguar si kriminel. Avokati im italian qe është edhe parlamentar ne Itali me tha kështu si këtu behej vetëm ne Kamboxha! Një gjyq pa asnjë lloj prove dhe dokumenti zyrtar po vetëm idiotësi politike dhe thashetheme gazetash. I vetmi fakt qe e kam bere publik vete është një dënim si minoren ne mungese dhe pa dijeni qe ne Itali është fshire qe ne vitin 2000!

Pra aty ku kam dënuar aty jam i pafajshëm, kurse ne vendin tim arrestohem vetëm sepse Sali Berisha nuk është dënuar akoma!!! S’ka problem! Unë jam mbijetues i lindur dhe emigracioni ku kam jetuar me ka stërvitur ne shume dimensione me sfidat. Nuk kam deklaruar qe jam dëbuar nga Zvicra po pse ta deklaroja kur jam dëbuar si mijëra shqiptare pa dokumente?! Ca krimi është ky qe edhe ky ligj skandaloz qe e kane bere ata qe duhet te ishin ne burg për vrasje njerëzish ne bulevard nuk e përmban fare?!! Sot jam kthyer ne shtëpi me një arrest pa lidhje fare. Po kam dashurinë dhe mbështetjen e Kavajës me shume se kurrë qe me jep krahë te luftoj dhe te fitoj.

O Sali Berisha! Ti nuk e merr dot me Kavajën harroje dhe mua Elvis Ervin apo si te duash ti do me kesh përballë për te ta treguar sa here ka votime se Kavaja ty te ka dëbuar përgjithmonë! Edhe sikur ta ndërrosh emrin ti ne Kavaje nuk futesh dot me kurrë fitimtar se Kavaja s’ta duron dot erën qe s’ta harron kurrë!!! Rroftë Kavaja dhe rrofshin kavajasit e ndershëm dhe te zgjuar qe i kane sytë ne balle dhe zemrën top!!!

RROSHI NE SHTEPINE E PRINDERVE
Ne oren 15:30 Rroshi mberriti ne shtepine e prinderve, ndersa qytetare simpatizante e priten me duartrokitje.

Qytetaret duke pritur Rroshin
Qytetaret duke pritur Rroshin

HETIMI
Ne vendimin e mëparshëm të gjyqtarit Dritan Caka, u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për Roshin. Në këtë vendim, thuhet se kreu i bashkisë ka falsifikuar formularin e dekriminlizimit, pasi nuk ka deklaruar 5 emrat e ndryshëm që ka përdorur ndër vite në Europë. Nuk ka pasqyruar në formular, arrestimet, dëbimet dhe dënimet e marra nga drejtësia italiane dhe ajo e Zvicrës.

Sipas provave të sjella nga EUROPOLI dy ditë më parë, kreu i bashkisë së Kavajës njihet me 5 emra, si Elvis Rroshi, Ervin dhe Enver Rroshi, Bashkim Hallulli dhe me emrin Enver Proshi. Të pesë këto emra, kreu i bashkisë i ka përdorur në vende të ndryshme të Evropës, emra për të cilët edhe është proceduar penalisht.

Sipas vendimit, e kaluara e tij kriminale ka nisur në prill të vititi 1993 kur Roshi ka hyrë ilegal në Zvicër, duke kërkuar azil. Vetëm pak ditë më pas, konkretisht më 14 maj 1993 është arrestuar nga autoritet zviceriane me drogë. 4 muaj pas arrestimit, më 24 shtator të 1993 Roshi rezulton se është dëbuar me vendim të gjykatës zviceriane, duke mos e dënuar për drogën, pasi dyshohet se mund ta kishte për konsum. Për të vazhduar më pas në vitin 1995 është arrestuar në Itali për përdhunim në grup në një kamp emigrantësh të paligjshëm.

Ditën e arrestimit ndaj tij është dhënë vendim dëbimi për tu larguar nga Italia. Në korrik të vitit 1997 me gjeneralitete të ndryshuar Roshi ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme në Zvicër, duke kërkuar azil. Por një muaj më pas është arrestuar dhe është dëbuar përsëri nga shteti zvicerian. Po në vitin 1997 rezulton se është ndaluar nga policia italiane në Milano dhe është pyetur për akuzën e përdhunimit, ku Rroshi rezulton se ka bërë deklaratë të rremë pasi kishte ndryshuar edhe gjeneralitetet. Po për të njejtin fakt, Roshi është kontrolluar edhe në vitin 2000 për akuzën e vitit 1993 dhe më pas është lënë i lirë.

Sipas prokurorisë, të gjitha këto të dhëna, si emrat e përdorur, arrestimet, dëbimet dhe dënimet Elvis Rroshi nuk i ka pasqyruar në formularin e deklarimit, për të cilën do të mbaj edhe përgjegjësi penale
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: