ELBASAN- Familja e biznesmenit elbasanas Ylli Salla, banesa e të cilit u grabit sot nga persona ende të paidentifikuar ka një mesazh për të gjithë ata që japin informacione për autorët e ngjarjes.

Vajza e tij, nëpërmjet një deklarate publike thotë se familja e tij është e gatshme të shpërblejë këdo që jep informacione të sakta për autorët.
makina e grabitur
“Unë Suzana Salla e bija e biznesmenit Ylli Salla në emër të familjes time deklaroj se vëmë në dispozicion të personave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes tonë një shumë të konsiderueshme parash. Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni në numrin e celularit 0692083170 dhe 0696012332 nga kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm me makinat me targa: AA393PV dhe HP565J”,- thotë ajo.

BalkanWeb raportoi i pari ngjarjen e ndodhur në orët e para të kësaj të hënë, ku rreth orës 04.30-05.00 të mëngjesit në banesën e biznesmenit elbasanas kanë mundur të grabisin kasafortën me para dhe dy makina luksoze.

Policia dyshon se grabitja në fjalë ka qenë e mirëorganizuar dhe e menduar deri në detaje. Grabitësit kanë mundur të futen në banesën e biznesmenit duke hapur derën kryesore, ndërsa çelësat e makinave i kanë marrë në tavolinat e paradhomës.

DEKLARATA E POLICISË
Më datë 23.10.2017 është marrë njoftim nga salla operative për një vjedhje banese.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para konstatuan se;

Në fshatin Mengel, në banesën e shtetasit Ylli Salla gjatë natës, persona të paidentifikuar dyshohen të kenë vjedhur kasafortën dhe dy automjete.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb