TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku u grabit Prokuroria e këtij rrethi. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se zyrat e Prokurorisë në Durrës u bastisën, duke shtuar se është hera e dytë që ndodh diçka e tillë.

Sipas deputetit demokrat po tentohet të zhduken provat e krimit të Xhafajt.

“Zyrat e Prokurorisë në Durrës u bastisën. U grabit serveri i të dhënave të hetimeve penale. Krimi ka kapur prokurorinë dhe gjykatat. Po zhdukin provat e krimit të Xhafajt”, tha deputeti i PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb