Eros Grezda, futbollisti shqiptar i Osijek po kalon një super formë në kampionatin kroat. Lojtari i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish golin në ndeshjen e kupës që skuadra e tij luajti kundër Zadar.

Grezda në minutën e 48-të realizoi golin e dytë në fitoren 0-4 që Osijeku mori në kupë.

Grezda përveç golit të sotëm ka realizuar edhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Në barazimin 1-1 kundër Dinamos së Zagrebit dhe në fitoren 1-2 kundër Rijekës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: