Partia Socialiste është përfshirë në një proces ristrukturimi i cili do të prek të gjitha strukturat e kësaj partie. Kongresi i PS-së që pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm do të përcaktojë edhe emrat e rinj të cilët do të jenë pjesë e strukturave të reja të Partisë Socialiste.

Ben Blushi duket se do të jetë një prej deputetëve i cili me shumë gjasë nuk do të jenë më pjesë e kryesisë së Partisë Socialiste. Blushi është një nga deputetët më kritik të Ramës, jo vetëm për mënyrën sesi po qeveris por edhe përsa i përket drejtimit të Partisë Socialiste. Ben Blushi ka kritikuar shpesh Ramën për mos respektim të statutit të PS-së.

Ndërkohë, kryesisë së Partisë Socialiste pritet t’i bashkohet deputeti Koço Kokëdhima i cili është zgjedhur pak muaj më parë edhe drejtuesi i PS-së në rajonin e jugut që përfshin qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës. (Mapo)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: