Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Horoskopi për ditën e sotme, 13 gusht 2017

horoskop

Dashi
Kjo ditë do t’ju sjellë paqe dhe qetësi, që t’u përkushtoheni punëve të shtëpisë dhe të kaloni mjaft kohë me familjen tuaj. Edhe pse kinemanë nuk e kishit në program, plotësojani dëshirën partnerit për ta bërë të lumtur.

Demi
Pozicioni i planetëve do t’ju garantojë një ditë të gëzueshme dhe pa kokëçarje, gjatë së cilës do të ndiheni mirë. Shmangni çdo lloj veprimtarie të lodhshme dhe mendoni të argëtoheni, ose nëse doni, mendoni të argëtoheni.

Binjakët

Është e vërtetë se me vullnet arrihet çdo gjë, por është e rëndësishme edhe të nxirrni në pah ndjenjat tuaja. Jini të vëmendshëm dhe pritini kërkesat e partnerit. Në çift ka nevojë t’i jepni më shumë hapësirë dialogut, për të thelluar mirëkuptimin.

Gaforrja
Do të ndiheni pak të paqëndrueshëm. Fatmirësisht, sot do të keni pak kohë për të rimarrë energji dhe të largoni kështu stresin. Duke qenë se nuk do t’ju duhet të merreni me shkresa, shkoni në kuzhinë dhe filloni të përgatisni një ëmbëlsirë për drekë.

Luani
Mos e zmadhoni shqetësimin që vjen nga mungesa e harmonisë hënore dhe mos u angazhoni të çoni përpara shumë detyra, sepse rezultati do të ishte zhgënjyes. Vendosni përparësi, duke u marrë më një gjë të vetme e duke bërë më të mirën.

Virgjëresha
Të veshur me elegancë dhe gati për të festuar, jeni të parët që shkoni për të vallëzuar dhe të fundit që ikni. E gjithë kjo, falë planetëve që ju mbështesin. Jeni të pandalshëm, por mos e teproni!

Peshorja
Nëse nata për ju ka qenë e gjatë dhe keni fjetur pak, pozicioni i Saturnit dhe Jupiterit do të bëjë që sot të jeni të prirur t’i përkushtoheni qetësisë. Nuk jeni prej çeliku, edhe pse keni një rezistencë të mirë. Duhet t’i jepni rëndësinë e duhur pushimit.

Akrepi
Është dita e përsosur për sportin, nëse ju pëlqen ndonjë disiplinë sportive. Plutoni dhe Urani do t’ju japin një ndihmesë të vyer për të thyer ndonjë rekord. Është e sigurt se nuk duhet të përtoni, por të mendoni për mirëqenien tuaj.

Shigjetari
Gjatë ditës së sotme nuk duhet të bëni gjë tjetër, përveçse t’ia lini instinktit tuaj të lindur t’ju udhëheqë drejt harmonisë. Në dashuri do të jepni më të mirën, do të dini të jeni partner i dashur dhe i kujdesshëm, plot me dashuri në zemër.

Bricjapi
Edhe pse do të keni një rënie të lehtë të energjisë, për pjesën tjetër të ditës mund të rrini të qetë në shtëpi pa u druajtur se mund t’ju kërkojë dikush. Por, nëse ka nevojë për ndihmën tuaj, mos e mohoni, edhe pse do të kishit parapëlqyer të rrinit pa bërë gjë.

Ujori
Nëse disa çështje do të kërkonin vëmendjen tuaj urgjentisht, nuk keni çfarë t’i bëni, por mos e ekzagjeroni. Do të dilni nga një situatë ku duhet të kënaqni dy palë, nëse nuk do ta arrini falë zgjuarsisë, do t’ju ndihmojë fati.

Peshqit
Bashkëveprimi i favorshëm i planetëve në qiellin tuaj ju ndihmon të rivendosni gëzimin dhe të gjallëroni lidhje dashurie të shuara. Mos refuzoni, nëse dikush ju paraqet një ftesë. Mund t’u jepni të gjithëve gëzim dhe qetësi.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .