SHBA – Pas vdekjes së muzikantit legjendar Prince kanë qenë të shumtë personat që deklaruan se janë të afërm të tij, në mënyrë që të përfitojnë diçka nga pasuria që ai la pas.

Mes këtyre personave është edhe Carlin Q. Williams, një i burgosur 39-vjeçar në Missouri, i cili ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN-së, pasi pretendon se është djali i jashtëligjshëm i Prince.

Sipas TMZ, 39-vjeçari Carlin Q. Williams ka deklaruar se nëna e tij Marsha Henson, e kishte takuar Prince në vitin 1976 në një hotel në Kansas City. Pasi kishin konsumuar alkool, ata kishin kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura në një nga dhomat e hotelit.

Aktualisht Carlin Q. Williams ndodhet në burg për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje makinash dhe do të qëndrojë pas hekurave deri në vitin 2020.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: