“VAR” është risia e “Seria A” këtë sezon që nga java në javë po krijon shumë të pakënaqur. Siç quhet ndryshe “Video Assistant Referee” javën e kaluar ndonëse u bë shkak për të marrë një vendim të drejtë, vonoi lojën për 5 minuta në takimin Inter-Spal, duke ulur ndjeshëm ritmin dhe hequr emocionet e ndeshjes.

Në takimin që po luhet në këtë momente në kampionatin italian, Milan-Udineze, “VAR” i ka anuluar një gol tepër të dyshimtë miqve. Në minutën e 10-të Udineze gjen avantazhin por pas konsultimit me “VAR” ai konsiderohet i parregullt.

Në përsëritjen e pamjeve ky moment duket tepër i dyshimtë pasi lojtari i Udinezes është në vijë të drejtë me futbollistin e Milanit. Gjithsesi ajo ç’ka vlen është se goli është i pavlefshëm dhe për këtë duhet të hidhërohen tifozët miq në “San Siro”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: