Një fermer indian ka gjetur një mënyrë gjeniale për të mbrojtur të mbjellat e tij nga komshinjtë ziliqarë dhe hajdutët.

Chenchu Reddy vendosi një poster të ish pornostares së njohur Sunny Leone afër fushës së tij në Andhra Pradesh, për të “larguar syrin e keq”.

Posteri i madh paraqet ish aktoren erotike të veshur me një bikini të kuq duke buzëqeshur.

Siç shpjegon fermeri indian, fushat e tij të perimeve kishin tërhequr vëmendje të padëshiruar nga njerëzit e tjerë në fshat, pasi për të kishte qënë një vit i mbarë për të mbjellat.
496589E700000578-5411871-image-m-4_1519116272162

496602D100000578-5411871-image-a-12_1519123483818

496589F100000578-5411871-image-a-1_1519116205417
“Për të larguar syrin e keq, më lindi ideja të vendos posterin e madh të ish pornostares Sunny Leone disa ditë më parë dhe që atëhere asnjeri nuk shikon më të mbjellat, tani të gjithë shikojnë Sunny Leone”, është shprehur fermeri për mediat vendase.

Sunny Leone, një aktore kanadeze-amerikane me origjinë indiane e cila filloi karrierën e saj me filmat pornografikë, tani po shijon suksesin si aktore në Bollywood
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: