Ndërsa “Ready Player One” i ri pritet në kinema, Steven Spielberg tashmë po mendon për projektin e ardhshëm, lidhur me sagën e Indiana Jones.

I ftuar në Rakuten TV Empire Awards për dorëzimin e një çmimi special të karrierës, regjisori njoftoi se xhirimet e kapitullit të pestë do të fillojnë në Britaninë e Madhe në prill 2019. Nuk ka detaje mbi filmin përveç se Harrison Ford do të rikthehet në rolin ikonik të profesorit Henry ëalton Jones.

Në fjalimin e falënderimit në Angli, regjisori vlerësoi Elstree Studios në ‘Hertfordshire, ku kishte xhiruar katër filmat e mëparshëm të sagës së Indiana Jones, duke deklaruar “”Ia vlen gjithmonë të vish e të punosh me shumë talente angelzë, Aktorët, trupat….. të gjithë ata që më kanë ndihmuar të bëjë ata filma të mi. Dhe do të vazhdojnë të më ndihmojnë të bëjë filmat e mi kur të kthehem në prill të 2019 për të bërë episodin e pestë të Indiana Jones”.

Saga ka filluar në 1981 me “I predatori dell’arca perduta” dhe vazhdoi më pas me “Indiana Jones e il tempio maledetto” (1984), “Indiana Jones e l’ultima crociata” (1989) dhe “Indiana Jones e il regno del teschio di cristallo” (2008).

Dalja e filmit të ri është parashikuar në verën e 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: