Nga Vincent TRIEST

“FBI do të publikojë prova të reja për rrjetin e pedofilisë që ka lidhje me Hillary Clinton”, ishte kjo tema kryesore e një shkrimi në uebsitin Bients.com dhe ThePredicted.com. Duke cituar një dokument të fabrikuar të FBI-së, shkrimi implikonte ish-kandidaten demokrate për presidente të Amerikës me një krim shumë të rëndë. Pavarsisht se lajmi nuk kishte asnjë fakt a provë, ai u klikua dhjetëra mijëra herë dhe mori mijëra like në rrjetin social “Facebook”.

Në të njëjtën kohë, një student në Kosovë pa se si një shumë parash u hodh në llogarinë e tij për reklamet nga “Google AdSense”. Të dy faqet që shpërndanë lajmin, ishin në pronësinë e një të riu nga Gjilani, që u pagua qindra euro në ditë për reklama. Taktika ishte shumë e thjeshtë, sa më shumë klikime në ditë, aq më shumë para nga reklamat. Për të njëjtën arsye, u regjistruan 11 portale në Shqipëri, duke shpërndarë lajme të sajuara për të tërhequr sa më shumë klikime.

Pronari është Hysen Alimi, një i ri nga Kosova që ka studiuar ‘Menaxhim dhe Informatikë’ në Universitetin e Gjilanit. Pavarësisht faktit që ai ndodhet 8.000 km larg Shteteve të Bashkuara dhe ka një zotërim të dobët të anglishtes, kjo nuk ishte pengese për të qenë administrator në të paktën njëmbëdhjetë portale të fokusuar në politikën amerikane.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në “Gsh.al”:  http://www.gsh.al/2017/03/15/investigim-si-u-pasuruan-11-portale-shqiptare-me-sulmet-ndaj-hilari-klintonit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: