Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka ironizuar presidentin rus Vladimir Putin, në lidhje me deklaratë të bërë më herët ku i referohej zgjerimit të NATO-s.

”Sa keq, Vladimir, ia ke bërë vetes”, ka thënë me ironi Clinton.

Pas kthimit në Departamentin e Shtetit për zbulimin e portretit të saj zyrtar, Klinton ndër të tjera shprehu neveri për politikat e ish-presidentit republikan Donald Trump, i cili e mundi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Sakaq, Clinton iu drejtua gjithashtu skepticizmit që mund të kishin aleatët nëse SHBA-ja do të vazhdonte të ndihmonte Ukrainën. Ajo tha se presidenti demokrat i SHBA-së Joe Biden u përpoq të përmbushte shumë nga prioritetet e administratës së Obamës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb