Phone i ardhshëm i Apple pritet të ketë një kamer të gjeneratës së re përpara, e cila do ketë edhe aftësinë për njohje të fytyrës, thuhet sipas analistit të KGI Securities, Ming-Chi Kuo.

Një aplikacion për kamerën e re 3D përpara është për lojërat që mund të shfaqin fytyrën e përdoruesit në vend të një personazhi, thotë analisti.

Aplikacione të tjera përfshijnë për njohje të fytyrës, njohje të syrit dhe për selfie të përmirësuara. Apple kohët e fundit bleu Faceshift, një kompani që punon me teknologjinë e njohjes së fytyrës. Kuo beson se kamera do prodhohet nga Sony.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: