TEHERAN- Irani paralajmëroi sot se vendimi i monarkive arabe të Gjirit për klasifikimin si organizatë terroriste Hezbollahun libanez vë në rrezik stabilitetin në Liban.

“Ata që e cilësuan Hezbollahun si terrorist po dëmtojnë në mënyrë të qëllimshme ose jo sigurinë dhe stabilitetin e Libanit”, deklaroi zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian vendi i së cilit është aleat i lëvizjes libaneze.

“Ndihemi krenar për Hezbollahun i cili qëndron në vijën e parë të rezistencës kundër regjimit sionist izraelit dhe triumfues i luftës kundër terrorizmit në rajon”, shtoi ai, cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, Irna.

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit me praninë e Arabisë Saudite, Katarit, Bahreinit, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit e cilësoi të mërkurën si terrorist Hezbollahun, peshë të rëndë për qeverisë libaneze dhe mbështetës të regjimit të Bashar al-Assadit në Siri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: