TIRANË- Deputetja socialiste Ledi Shamku ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shfaqet duke kënduar dhe supozohet se është e dehur.

Ndërsa ish-deputeti Andis Harasani i ka dalë në mbrojtje me një status në “Facebook”, zj.Shamku i kthen përgjigje falënderimi dhe thotë se videon e ka postuar vetë ajo 3 vite më parë, ndërsa festonin natën e Vitit të Ri me miqtë e tyre nga Italia. Ajo thotë se nuk ka qenë e dehur por edhe po të ishte do këndonte sërish.

Ledi Shamku 2

“Andis, faleminderit me zemër për sa shkruan! Fati i njohjes ka qenë reciprok, shoku! Kanë qenë kohë të bukura opozitarizmi, kur i binim Shqipërisë cep me cep, e preknim vetë me dorë e me shpirt dhe mendoheshim seriozisht si bëhet e mira. Do ta mbaj mend gjithë jetën opozitën e arsimit si kohë me shokë që m’ka rrit në shpirt. Sa i takon videos, më kap një i papërmbajtur gaz dhe hiç maraz. Ta shpjegoj: unë atë video e kam postu vetë në Natën e Vitit të Ri 2015. Filmimin e ka bërë Tani dhe jemi me një çift bolonjez, miq të ngushtë tanët, që kishin ardhë në Tiranë ta festonin motmotin e ri me ne. Nuk jam aspak e dehur (poedhe po t’kisha qenë, e çë pastaj?!?). Më pëlqen shumë me këndu, gjithë tironcit siç ti e di, knojn e kërcejnë me qejf ?. Dhe Rrik Ndoci është këngëtar i preferum imi. Kur e postova këtu e 3 vjet më parë, video e bëri “poteren” e vet në kët vendin tonë “të moralshëm”. Tashti e kanë rihedhur sërish në qarkullim, mbas 3 vjetësh, se kushedi ku e kanë hallin ata që e paskërkërkan zbuluar ??? Aferim ju qoftë nënrrogozave qyqmanë! Unë kam me vazhdu me këndu e me kërcy po njëlloj pa u mçef, aq më fort tani që s’jam më as person publik dhe jeta ime është vetëm imja. Nuk do më kenë kurrë siç duan “ata”, por siç du un vetë me qenë. Bzoj për nai kafe të ngeshme shoku, kur t’jesh knej në kët katunin tonë ? Të përqafoj!”, shkruan Shamku.

Ledi Shamku

Ledi Shamku 3

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: