BEOGRAD- Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç provokon sërish me deklaratën e tij kundër Kosovës.

Zv/kryeministri i parë i qeverisë së Beogradit gjatë një ceremonie në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Serbisë dhe Izraelit, foli për fuqizimin dhe traditën e marrëdhënieve të ngushta me dy vendeve. Po ashtu ai nuk kurseu që të falënderonte publikisht këtë shtet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është një mundësi për të theksuar orientimin e përbashkët drejt së ardhmes, bashkëpunimin dhe afërsinë. Ne vlerësojmë faktin që Izraeli mban një qëndrim parimor duke mos e njohur pavarësinë e njëanshme të Kosovës, gjë që padyshim reflekton përmbajtjen dhe cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Daçiç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: