Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ja cilat janë pesë ushqimet që luftojnë ankthin dhe stresin

download

Ja cilat janë 5 ushqimet që mund të lehtësojnë depresionin dhe lufojnë ankthin:
1. Drithërat – Bollguri, pastat dhe buka me drithë dhe orizi kaf përmbajnë karbohidrate komplekse që rrisin nivelet e serotoninës, hormon i cili përmirëson shëndetin mendor dhe parandalon depresionin.
Drithërat janë një alternativë më e shëndetshme e karbohidrateve të thjeshta, si biskotat dhe ëmbëlsirat, pasi sigurojnë ndjesinë e ngopjes dhe kënaqësisë pa efektet e mëvonshme të ushqimeve të yndyrshme.
2. Fasulet dhe bishtajoret, si thjerrëzat, janë të pasur në proteina që rrisin vigjilencën. Ata përmbajnë amoniacidin triptofan, që rrit nivelet e serotoninës, hormoni që përmirëson humorin. Folate tek bishtajoret mund të ul gjithashtu rrezikun e zhvillimit të depresionit.
3. Boronicat përmbajnë vitamina dhe lëndë ushqyese bimore që sigurojnë efekte qetësuese. Antioksiduesit tek boronicat ndihmojnë për të lehtësuar stresin dhe ankthin. Fruta të tjera të shijshme përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese dhe antioksidues për të luftuar ankthin.
4. Bajamet përmbajnë zink, që ndihmon për të rritur humorin. Përmbajtja me yndyra të shëndetshme të pangopura tek bajamet luajnë gjithashtu rol në rritjen e energjisë. Nivelet e duhura të hekurit janë të nevojshme për të stimuluar trurin dhe shmangur simptomat e ankthit. Frutat e thata dhe farat përmbajnë vitaminën E, që mbron trupin dhe trurin nga dëmtimi i radikaleve të lira.
5. Peshku përmban acidet yndyrore omega 3 janë ndër ushqimet më të mira për të parandaluar ankthin dhe depresionin me substancat që rrisin humorin. Studimet e kanë lidhur depresionin me mungesën e acideve yndyrore omega 3 në dietë. Njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm nga këto lloj yndyra të shëndetshme janë më të rrezikuar nga depresioni. Njerëzit mund t’i marrin dozat e omega 3 nga peshku ton, trofta, salmoni dhe sardelet.

(er.cu/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • PASTAT…per ke behet fjale ketu per PASTAT ne kuptimin shqip te fjales ( embelsira) apo ne kuptimin italjan te fjales ( makaronat) ?

    se me kete shqipe qe poperdoeret neper keto gazeta nuk po marrim vesh se per cfare shkruhet.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .