NGA Aurora GOLEMI

TIRANE-
Publiku i gjerë do të ketë fatin të shikojë dokumente osmane të shekullit të 15, dhe 100 Kodikë mes të cilëve edhe Kodikun e Beratit, që është pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare, dhe që është shfaqur rrallë herë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të çelë “Javën e Arkivave të Hapura” nga data 18 dhjetor deri në datën 22 dhjetor, në kuadër të “vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Për të qenë më afër qytetarëve, Arkivi Qendror Shtetëror i fton ata të vizitojnë edhe proceset e punës që kryhen në këtë institucion.

Më kuriozët kane mundësi të vizitojnë laboratorin e restaurimit, ku trajtohen dokumentet para se të bëhet restaurimi përfundimtar me metodat tradicionale.

Një tjetër ambient është laboratori i dixhitalizimit. Deri me sot janë fotografuar rreth 16 mijë dokumente të periudhës osmane. Dokumentet e periudhës së perandorisë osmane të Vlorës kanë përfunduar dixhitalizimin, por mijëra të tjera presin radhën të zbulohen. Historiani dhe njohësi i osmanishtes Rezart Mezani, tregon se brendësia e tyre do të lexohet në një fazë tjetër.
elsa saka

Por nëse shkolla apo fakulteti juaj dëshiron të vizitojë Arkivin Qendror, duhet të kontaktoni më herët me specialistët për të koordinuar oraret.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të hapë dyert për publikun e gjerë. Me qëllimin për t’u afruar sa më pranë me qytetarët, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i fton qytetarët për të vizituar ambientet.

Kodiket e Beratit që janë të fshehura nga sytë e publikut do të ekspozohen nga data 18 dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: