Gruaja e Jean-Claude Van Damme, Gladys Portugues Van Varenberg, ka dorëzuar kërkesën për divorc, bën të ditur revista People.

Sipas njoftimit të revistës, aktorja ka dorëzuar kërkesën të mërkurën në gjykatën e Los Angelesit duke cituar disa arsye për vendimin për ndarje.

Kjo është hera e dytë që aktori i filmave aksion shkurorëzohet me Gladys, pasi ata kanë qenë të martuar edhe gjatë viteve 1987-1992.

Martesa e 54-vjeçarit me Gladys ka zgjatur 15 vite dhe ata kanë dy fëmijë së bashku.

Kjo është ndarja e pestë për aktorin e njohur, i cili aktualisht është duke xhiruar filmin e ri në serinë “Kickboxer”. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb