Aktori I famshëm i filmave aksion me arte marciale Jean-Claude Van Damme, shfaqi serinë e tij të re të “Amazon Prime”, në Teatrin Grand Rex, në Paris, të martën.
57-vjeçari ishte më se i lumtur të tregonte se ai ende është në super formë.
Nëse ylli belg duket i rehatshëm në një kostum të zi, mund të jetë për shkak se ai shpesh vesh një të tillë.
Ai rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e tij prej sportisti duke performuar live disa ushtrime.

Arsyeja që babai i tre fëmijëve vendosi të mbajë premierën në kryeqytetin francez ishte për shkak të një premtimi që i bëri nënës së tij.
“Kur e humba famën për shkak të ndonjë budallallëku dhe më pas nuk bëra ndonjë film teatror për nëntë ose 10 vjet, me përjashtim të “Expendables 2”, i thashë nënës sime, para se të shkosh mama të siguroj se unë do të kthehem në teatër dhe ne do të kemi një premierë të madhe në Paris”, tha ai Neë York Times.
“Ajo është 83 vjeç dhe gjithçka që i kam thënë mamasë sime po ndodh tani”.
Aktori njohur si muskulozi nga Brukseli është i lidhur prej disa kohësh me aktoren e serialeve “Weest”, Kat Foster.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb