TIRANË- Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka pavarësisht mungesës së saj një natë më parë, ka qenë sonte tek “Natë me Xhaxhiun” ku i ka kthyer përgjigje të gjitha aludimeve për largimin e saj nga detyra e saj në krye të të rinjve socialistë si dhe për të ardhmen e këtij forumi.

Duke iu përgjigjur gazetarit Rezar Xhaxhiu për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe aludimet se Koka nuk do rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme të FRESSH, Joleza tha se “do ishte e tmerrshme të thoshte që do e përcaktonte ai të ardhmen në forum”.

“Kam 5 vjet në forum dhe ai moment (i mbrëmshmi) ishte nga më të bukurit. Gjithsecili ishte brenda një identiteti personal dhe kishte një axhendë të caktuar. Zoti Rama kishte mundësi të dëgjonte të gjitha grupet e punës. Besoj se edhe ai vetë ka dalë i kënaqur nga ai takim. Mesazhi ishte që ne duhet të jemi më shumë. Ne jemi duke diskutuar se çfarë do të ndodhë në këto zgjedhje. Në fund të muajit do presim të rinjtë e internacionales. Më e rëndësishme se kush do të jenë drejtuesit është se çfarë do adresojmë në këto zgjedhje”, tha Koka.

Përsa i përket komentit të bërë nga vajza e deputetes Vasilika Hysi, Klestja Hysi, kryetarja e FRESSH tha se nuk e mërzisin as kritikët e as ata që e mbështesin.

“Mua nuk më pëlqen as pjesa e atyre që më mbrojnë. Diskriminimet pozitive janë të tepërta. Si mund të mërzitem me gjëra të tilla”, tha Joleza Koka.

Përsa i përket FRESSH, ajo tha se një grup të madh të rinjsh që duan të përfshihen. “Më shumë se sa njerëz të regjistruar në database, është e rëndësishme pjesa e njerëzve që krijojnë opinion. Duhen struktura që janë kapilare dhe krijojnë aktivitete në vazhdimësi. E rëndësishme vlera dhe kontributi që këta të rinj japin në shoqëri. Ekziston perceptimi që të rinjtë nuk e kanë qejf rregullin, por në momentin që nuk ka rregull është e vështirë të ketë rezultate pozitive. Ne kemi struktura në 61 bashki por ajo që i ofrohet çdo të riu është mundësia për të shprehur talentin personal. Gjëja që promovon forumi është të lexojmë më shumë për ideologjinë dhe të jemi aktivë”, u shpreh Koka.

Përsa i përket FRESSH, ajo tha se një grup të madh të rinjsh që duan të përfshihen. “Më shumë se sa njerëz të regjistruar në database, është e rëndësishme pjesa e njerëzve që krijojnë opinion. Duhen struktura që janë kapilare dhe krijojnë aktivitete në vazhdimësi. E rëndësishme vlera dhe kontributi që këta të rinj japin në shoqëri. Ekziston perceptimi që të rinjtë nuk e kanë qejf rregullin, por në momentin që nuk ka rregull është e vështirë të ketë rezultate pozitive. Ne kemi struktura në 61 bashki por ajo që i ofrohet çdo të riu është mundësia për të shprehur talentin personal. Gjëja që promovon forumi është të lexojmë më shumë për ideologjinë dhe të jemi aktivë”, u shpreh Koka.

Përsa i përket akuzave të opozitës se qeveria po vret shpresën e të rinjve, Joleza Koka tha se “e vetmja qeveri që ka vrarë njerëz në bulevard ka qenë qeveria që sapo u largua”. “Janë duke u ndërmarrë shumë reforma e nisma që i favorizojnë të rinjtë. Janë disa lloj fjalish të përdorura nga opozita”, tha ajo.

Kryetarja e FRESSH tha se nuk e ka marrë ende një vendim nëse do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme. “Duam të bëjmë disa reforma brenda Forumit. I kemi bërë propozime Kryesisë së partisë. Nuk e kam marrë vendimin për të rikandiduar ende. Po mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet, strukturat duhet të riformatohen janë ato që po shohim”, tha ajo.
Koka shtoi më tej se do donte që të kontribuonte në profesionin e saj si arkitekte në shërbim të të rinjve.
“Jam arkitekte me profesion. Do doja të kisha mundësinë të jepja kontributin tim në sferën profesionale. Do doja që eksperiencën time ta vija në dispozicion të të rinjve”, u shpreh kryetarja e FRESSH.

Koka e pyetur nëse aspiron të bëjë karrierë në Partinë Socialiste, u përgjigj se si kryetare e FRESH-­it
ajo është “homologe” me Edi Ramën.

Joleza ka zbuluar edhe një detaj nga e kaluara e saj. Ajo tha se në 8-vjeçare kishte fiksuar vetëm Edi Ramën si politikan. E ndërsa në emision flitej për FRESSH dhe politikën e të rinjve, Joleza ka zbuluar edhe një sms që i kishte ardhur në telefon. Dikush i shkruante për gjatësinë e flokëve. Sipas kryetares së FRESSH kjo tregon se sa merren njerëzit me përmbajtjen. E këtë e lidhi me kryetarin e PS-së, kryeministrin Edi Rama, pas pyetjes nëse ai ishte i rreptë. “Gjithë këtë kohë më kanë ardhur pafund mesazhe të tilla. E merrni dot me mend sa mesazhe të tilla i shkojnë kryeministrit. Ai është i komunikueshëm dhe tolerant”, tha Koka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: