BELGJIKE- Disa ditë më parë mediat belge kishin në qendër të vëmendjes futbollistin me origjinë kosovare, Adnan Januzaj, ndërsa pohuan se ai do të lërë Belgjikën dhe do të luajë për Kosovën. I pyetur nga mediave belge, përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, i cili ishte njëri ndër më këmbëngulësit që Januzaj të luajë për Belgjikën theksoi se nuk di konkretisht asgjë rreth kësaj lëvizje. Nga ana tjetër ai tha se nuk do e gjykonte Jonuzajn nëse ai shkonte të luante diku tjetër.

Januzaj nuk ka më vend në Kombëtaren belge, kurse Kosova pritet që të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. “E kam lexuar këtë, por nuk di asgjë për këtë. Dy vjet më parë, e pyeta për të zgjedhur me zemrën e tij, dhe ai vendosi të vijë te ne. Nëse ai ndryshon mendje tani, dhe e ndjen se është më mirë të shkojë diku tjetër, unë nuk do ta gjykoj atë. Nuk do të jem në gjendje të bëj ndonjë gjë tjetër në këtë rast”, është shprehur Wilmots për “La Derniere Heure”

Sakaq, Belgjika kishte ftuar Januzajn para 16 muajsh dhe Wilmots deklaroi se ka pasur shumë pak kontakte me të. “Ai është duke përjetuar sezonin e dytë radhazi të vështirë. Hera e fundit kur folëm ishte kur zgjodhi huazimin në Dortmund. E pyeta nëse për të ishte ide e mirë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe që kishte edhe atje”, përfundoi trajneri i Belgjikës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: