“Pranimi në Bashkimin Evropian nuk është gjë e lehtë”, ka thënë sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Zoti Juncker, duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, theksoi se “dëshiron tu tregoj shteteve në Ballkan se cilat janë pritjet” e Bashkimit Evropian nga vendet e Balkanit Perëndimor.

Në këtë kuadër ai theksoi se: “Hyrja në Bashkimin Evropian nuk është gjë e lehtë. Ajo nuk bie nga qielli. Duhet të punohet për këtë gjë. Po ashtu, dëshiroj të them në mënyrën më miqësore: të gjitha kontestet kufitare, të cilat ekzistojnë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të zgjidhen para anëtarësimit”.

Në fund të muajit shkurt dhe fillim të marsit Jean-Claude Juncker do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: