SHBA-Ka nga ato që thonë që Justin Bieper ka rënë në dashuri me Ariana Grande, por gjatë koncertit në Miami, teksa është ngjitur në skenë ai ka harruar fjalët e këngës. Të ketë qenë vallë i emocionuar?

Në American Airlines Arena, teksa është ngjitur për të kënduar me mikeshën e tij bad boy ka harruar teksit e këngës dhe është skuqur nga ‘turpi’ duke i kërkuar falje publikut:’Jam vërtetë keq, harrova fjalët dhe kam më shumë se një orë që i përsëris në backstage. Mund të më falni sepse ndjehem shumë keq?” ka thënë Justin, duke ju drejtuar publikut.

Më pas në Instagram ai ka postuar foto me Arianën, e cila ka filluar të bëjë shaka për situatën e krijuar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb