Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Justine Mattera, topless i ndaluar për të miturit në Playboy

C_2_articolo_3129254_upiImagepp (1)

Mattera, 46 vjeç është zhveshur për Playboy dhe në numrin e ri të marsit të revistës do të tregojë armët e saj të joshjes duke ndezur hormonet e lexuesve. ‘Ndjehem rehat në çdo gjë që bëj, më pëlqen të ndryshoj, më pëlqen të sfidoj dhe nëse vendos të bëj diçka është sepse më pëlqen dhe vendos të gjithë pasionin tim’, tregon biondja amerikane.
C_2_fotogallery_3086763_0_image (1)
Ajo jeton në Itali që prej 1994, kur erdhi për të studiuar dhe vendosi të qëndrojë përgjithmonë. ‘E dua marrëzisht vendin që kam zgjedhur për të jetuar pavarësisht të gjitha paradokseve dhe vështirësive burokratike që ka’, tregon Justine, e cila është martuar me Fabrizio Cassata dhe është nënë e dy fëmijëve.
C_2_fotogallery_3086763_5_image
Fiziku i saj perfekt dhe i skalitur është meritë e sportit dhe e stërvitjes që ajo bën. ’Mbetem gjithmonë një sportiste, stërvitem për orë të tëra, notoj dhe bëj kanotazh në universitet. Pasioni për biçikletën më ka lindur këtu në Itali, falë bashkëshortit tim…
C_2_fotogallery_3086763_3_image
Dy vite më parë fillova edhe të vrapoja dhe kam marrë pjesë në maratonë. I vetmi peng është refuzimi që bëra për të luajtur rolin e Marylin në kazino në Las Vegas: ’Atëherë refuzova sepse isha e fejuar me një italian. Edhe më vonë kur xhirova një film për NBC më kërkuan të qëndroja por unë ndoqa zemrën. Këta janë trena që kalojnë një herë në jetë…’ përgjigjet bukuroshja.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3086763_0_image


Komente ( 1 )