Juventusi nuk e ka patur të vështirë të mundë pastër 3-0 skuadrën e Chievo-s në “Allianz Arena”. Takimi i parë i javës së 3-të në “Seria A” thuajse ka qenë një shëtitje për kampionët e Italisë.

Për të zhbllokuar sfidën menduan miqtë me Hetemajn që në minutën e 17-të devijoi gabimisht topin në portën e tij. Pjesa e parë nuk do të rezervonte gola të tjerë, por në të dytën, ekzaktësisht në të 58-ën Higuain dyshoi shifrat.

Pas argjentinasit rrugën e rrjetës do t’a gjente edhe bashkëkombasi i tij Paolo Dybala i cili në minutën e 83-të lëvizi mjaft bukur në zonë duke dërguar topin për herë të tretë mbrapa shpinës së portierit Sorrentino.

All Goals & Highlights HD – Juventus 3-0 Chievo… by Foot_Videos
Pas javës së 3-të Juventusi udhëheq me pikë të plota, 9-të, 3 më shumë se Inter, Napoli e Milan që luajnë sfidat respektive ditën e nesërme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: