TIRANE -Më në fund, lajmi që shumë shpejt Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër, është zyrtar. Pas shumë thashethemeve, aludimeve e spekulimeve mediatike (të cilat asnjëherë nuk u mohuan dhe as u konfirmuan nga çifti), nga këngëtarja dhe aktori i njohur sekreti mori fund. Ata do të bëhen prindër dhe nuk kanë pse të mos e ndajnë këtë me të gjithë.
Edhe pse kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, prej disa muajsh gati ‘të përndjekur’ për të zbuluar shtatzëninë, si Xhensila, ashtu edhe Besi nuk e kanë prishur terezinë për lajmet dhe titujt nëpër portale. Të dy, me sa duket, kanë gjetur kohën më të mirë për ta ndarë me të gjithë, ndonëse të gjithë nuk kishin më asnjë dyshim në rrumbullakësinë e barkut të Xhensilës.

Untitled-2
Po pse e mbajti të fshehtë për kaq shumë kohë? Arsyet mund të jenë disa:
E para (ndoshta edhe më e rëndësishmja) ka të bëjë me Xhensilën, natyrisht. Këngëtarja e ka thënë shpeshherë edhe publikisht – ajo është natyrë supesticioze dhe meqenëse është kështu, s’mund ta ndante menjëherë lajmin e shtatzënisë. Të njëjtën gjë, këngëtarja bëri edhe me datën e martesës. Pas shumë aludimeve për data të ndryshme gjatë gjithë verës, vetëm kur dasma u afrua, mësuam se nuk ishte vera, por fillimi i vjeshtës koha kur ata kurorëzuan dashurinë shkruan Class.
Një arsye e dytë pse Xhensila nuk preferoi ta publikonte që në fillim, me siguri, është edhe shëndetësore. Pas disa analizave, kontrolleve, vajtje – ardhjeve në Itali, gjendja shëndetësore e psikologjike (edhe sipas shkencës) e nënës në pritje duhet të jetë në nivele të kënaqshme për të përballuar emocionin. Le të mos harrojmë se Besi, në këtë rast, është një ndihmë ‘aspak e mirë’ për emocionet. Ai gjithmonë ndihmon për t’i shtuar ato.
Pas dasmës së çiftit, madje vetëm pak javë pas zhurmës së madhe që shkaktoi ajo, Xhensila ka nisur menjëherë turet muzikore dhe, që nga vjeshta e vitit të kaluar e deri më sot, kalendari muzikor ka qenë i tejmbushur. Lajmi që këngëtarja i ka anuluar koncertet sepse ishte e sëmurë me grip nuk u konfirmua nga Xhensila. Ndoshta ato ishin problemet e para të shtatzënisë. Edhe projektet muzikore gjatë kësaj kohe, mund ta ‘kenë penguar” Xhenin për ta ndarë pritjen e ëmbël.
Xhensila është 5 muajshe dhe po pret një vajzë. Siç e ka ëndërruar veten gjithmonë, në fund të fundit: nënë të një vajze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb