TIRANE- Nëna e ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashi, Kozeta, në një koment në ‘Facebook’ vjen me mesazh prekës.

Teksa motra e saj, Yllka Mamaqi, e ka përshëndetur Kozetën me një këngë, ku tregonte se dikur e këndonin bashkë me babain e ndjerë. Por Kozeta Olldashi ka dhënë një përgjigje tejet prekëse, ndërsa tregon se dhimbja e ka pushtuar për shkak të vdekjes së të birit.

“Eh moj zemër, është e vërtetë edhe në kohë të vështira e kemi kenduar. Kurse tani…kam harruar, e dashur motër…dhimbja është barrë e rëndë, gati të mbyt…”, i shkruan Kozeta të motrës. Kujtojmë se Sokol Olldashi humbi jetën 5 vite më parë në një aksident tragjik.
yllka
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: