Disa persona janë shoqëuar nga Policia e Lezhës në lidhje me grabitjen e një dite më parë në një banesë, ku autorët dhunuan edhe kryefamiljarin.

Të shoqëruarit janë persona me precedent të mëparshëm penal. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar maskat e grabitësve, të cilat u gjetën 50 metra larg  vendit të ngjarjes. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se grabitësit kanë mbytur qenin e ndodhur pas shtëpisë dhe kanë shfrytëzuar pjesën që nuk ishte në vëzhgimin e kamerave. Sipas dëshmisë së bashkëshortes, për rreth 45 minuta kanë përjetuar tmerr të vërtetë.

“Kemi luftuar me vdekjen, nën kërcënimin e armës. Fëmijët nuk kanë fjetur gjithë natën nga trishtimi,” është shprehur ajo.

“Me datë 21.02.2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen,” njoftoi policia dje.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb