Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka deklaruar sot se Serbia është e gatshme ta dërgojë ushtrinë e saj në Koovë, nëse popullata serbe në Kosovë rrezikohet.

I pyetur se a është Serbia e gatshme që ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, Nikolliq tha se “nëse serbët vriten, po”.

Presidenti i Serbisë, këto komente i ka bërë pas takimit të Këshillit për siguri kombëtare, të mbajtur në selinë e Shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë në Beograd, raporton agjencia Beta.

Ai është shprehur se dita e djeshme ka kaluar në teh të konfliktit dhe theksoi se dërgimi i njësiteve speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku është pritur treni nga Beogradi, ishte shenjë se Prishtina dëshironte konflikt.

Nikoliç ka vlerësuar se dërgimi i trenit, ku ishte mbishkrimi “Kosova është serbe”, nuk ishte provokim.

Ai shtoir se “çdo tentativë e ardhshme e institucioneve të përkohshme për të shkaktuar konflikt, siç ishin ngjarjet lidhur me trenin, do të përfundojë keq”, njoftojnë mediat serbe.

“Le të mendojnë për këtë edhe shqiptarët edhe aleatët e tyre. Ne do të veprojmë konform Kushtetutës së Serbisë. Kosova dhe Metohia nga pikëpamja ndërkombëtare-juridike janë pjesë e Serbisë”, u deklaroi Nikoliç gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit serb të Sigurisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb