Agresioni dhe vjedhja me armë në tetorin e kaluar në Paris, janë akoma të gjalla në kujtesën e saj. Një shock që pavarësisht muajve, Kim Kardashian po përpiqet ta kalojë më të gjitha mënyrat.

Kështu disa ditë më parë, e shoqëruar nga motrat dhe bashkëshorti i saj, ylli i reality show ka marrë pjesë në një seminar të Tony Robbins ‘Cliroje fuqinë që është brenda teje’, një mënyrë për të mësuar të ‘transformosh frikën në pushtet’…

Tony Robbisn konsiderohet një profesionit në zhvillimin personal dhe në të ashtuquajturën ‘self-help’ .
Ai e përkufizon veten si një trajner, dhe në librat dhe seminaret e tij, ai flet në mënyrë të veçantë si të arrijmë sukses në jetë, duke kaluar frikën dhe duke modifikuar gjendjen tonë shpirtërore në kënaqësi…

Për të bërë këtë gjë nevojiten teknika programi neuro gjuhësore dhe hipnoza të tipit ericksonian.

Sipas asaj që vetë deklaron ai ka qenë dhe është konsulent personal i personazheve të famshëm si Michail Gorbcoc, ish presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës Bill Clindo, presidenti aktual dhe sipërmarrësi Donald Trump dhe shumë të tjerë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: