Komisioneri Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, ka përshëndetur Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjet e arritura. Hahn ka shkruar në Twitter për këtë marrëveshje duke i drejtuar përgëzime dy lidërve, kryeministrit kosovar Isa Mustafa dhe ati serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa e cilëson progres substancial në dialog.

“Përgëzime Mustafës dhe Vuciç për progresin. Përgëzime për progresin substancial në dialog”, shkruan Hahn.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: