Rreth 30 000 persona manifestuan në Kopenhagen në favor të pritjes së refugjatëve, ndërkohë që Danimarka është angazhuar në një forcim të legjislacionit të saj mbi imigrimin.

Mijëra manifestues ishin mbledhur nëpërmjet një thirrjeje për solidaritet të bërë në rrjetin social “Facebook” në lidhje me pritjen e refugjatëve, vala e të cilëve ka goditur BE-në.

Sipas mediave daneze, manifestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Refugees Welcome!” (Refugjatë mirseerdhët) ose “Evropa është fqinji i Sirisë!”.

Manifestime të ngjashme u zhvilluan edhe në qytete të tjera të vendit, kryesisht në Padborg, qytet kufitar me Gjermaninë nga ku kalojnë shumë refugjatë.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb