KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur mesazhet telefonike për t’i ftuar qytetarët në protestën e sotme, e cila do të mbahet në orën 12:00 për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç dhe për Ligjin për Trepçën. Vetëvendosja po u dërgon qytetarëve SMS nëpër numra privat të telefonit, duke i ftuar ata që të marrin pjesë në protestë.

Policia: Plan masash për protestën e sotme

Policia e Kosovës është e përgatitur për protestën e sotme që është paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje ku do të kërkohet shkarkimi i ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq dhe nxjerrja e Ligjit për Trepçën. Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se do të marren masa para, gjatë dhe pas protestës. “Policia e Kosovës e ka planin e vet operacional. Policia ka paraparë planin operacional para, gjatë dhe pas protestës”. Kelani bëri të ditur se Policia e Kosovës është 24 orë në shërbim të qytetarëve, duke kryer punën për të cilën edhe është thirrur.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: