Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kryeprokurori/ Ftesa për marrëveshje, Basha paralajmëron Ramën: Tërhiqu!

basha 1

TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama duke i bërë thirrje që të tërhiqet nga procesi antikushtetues i zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.

Basha akzoi kreun e qeverisë si fajtor për procesin e dështimit të kandidaturave të paraqitura nga shoqëria civile si dhe ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Rama fshehtazi në shtator ka paraqitur në një ligj diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën, ka kërkuar Prokuror të përkohshëm, për ta zgjedhur vetëm me votat  e tij, për të mbrojtur Vangjush Dakon, Saimir Tahirin e veten e tij. Zgjidhja vjen vetëm përmes Kushtetutës. I bëj një paralajmërim të fortë Edi Ramës: të ndalë procesin antikushtetues,” tha Basha.

“Natyrisht që vendi duhet të ketë kryeprokuror, sa kohë që një kryeprokuror i ri nuk është zgjedhur, ai që është në detyrë, duhet të vazhdojë punën, se do bënte vepër penale po mos vazhdonte. Këshilli i lartë i prokurorisë është mbajtur peng nga Edi Rama.

Komunkimi mes PD e PS është zhvilluar në mënyrë institucionale në Komisionin e Ligjeve. Jashtë kushtetutës s’mund të ketë as dialog, as pazar. Shkelja e Kushtetuës është vepra më e rëndë që mund të bëjnë dy politikanë. Nuk mund të ketë Prokuror të Përgjithshëm pa Vetting, të emëruar nga një parti politike,” u shpreh kreu i PD.

 (e.f/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.