TIRANE – Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur ditën e sotme homologun e tij çek, Milan Stech.

Gjatë një konference për shtyp të përbashkët të dy zyrtarëve, Ruçi vlerësoi marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve.

Ai gjithashtu bëri thirrje për intensifikim të bashkëpunimit për zhvillim të mëtejshëm ekonomik

“Ndamë të njëjtin mendim se marrëdhëniet shumë të mira politike që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Çekisë, të intensifikojnë për të rritur zhvillim ekonomik, në fushën e turizmit, infrasktrukturës, tregtisë etj,” tha Ruçi.

Ndërsa kryetari i senatit të kuvendit të Rep. Çeke në Shqipëri Milan Stech vlerësoi hapat e bëra nga Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Shpresoj që marrëdhëniet mes dy vendeve të jenë akoma më të mira në të ardhmen. Ne kemi interes për bashkëpunim, këtu kemi përfaqësues nga disa ministri të Çekisë. Ne kemi vlerësuar hapat e Shqipërisë drejt BE dhe ne mbështesim hapjen e negociatave këtë vit,” tha Stech.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: