TIRANE– Komiteti Shqiptar i Helsinkit‏ po monitoron ecurinë e procesit zgjedhor për Zgjedhjet vendore në 9 qarqe të vendit si Tirana, Durrësi, Kukësi, Shkodra, Elbasani, Fieri, Vlora, Korça dhe Gjirokastra.

“Kemi konstatuar se në rreth 50% te Qendrave të Votimit të monitoruara, procesi i votimit ka filluar me një vonesë nga 15 – 40 minuta. Arsyet janë te ndryshme si, mungesa e komisionereve, mungesa në bazën materiale, etj;”, citohet në njoftimin e KSHH.

MANGËSITË:
Janë vërejtur mangësi dhe probleme me materialet e votimit;
Janë vërtetuar tre raste të votimit familjar, në Bashkinë Tiranë QV 2041/1 dhe në një QV pranë Shkollës ”Bajram Curri” dhe një rast në QV nr. 4278, Bashkia Gjirokastër;
Janë vërejtur simbole të subjekteve politike në afërsi të QV si pranë Shkollës ”Bajram Curri”, Bashkia Tiranë;
Ka patur raste të vendosjes në kundërshtim me ligjin të gabuar të dhomës së fshehtësisë në dy QV në Bashkinë Tirane, konkretisht në QV nr. 1890 dhe QV nr. 1883/1;
Janë manifestuar sjellje në kundërshtim me ligjin nga anëtare të QV-ve, si p.sh në QV1853/1 ose anëtari i KQV nr. 4507/2, qarku Gjirokastër që mbante veshje me simbole partiake.
Janë konstatuar dy sjellje joligjore të votuesve në Tirane, një votues në QV nr. 1757 tentoi të marrë me vetë fletën e votimit dhe një votues tjetër që fotografoi votën e tij ne QV nr. 1728, Bashkia Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: