Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit të Grupit A të Kupës së Shqipërisë ku Kukësi dhe Teuta, skuadrat e “Superligës” që pësuan humbje në ndeshjet e para, kanë arritur të përmbysin shifrat duke u kualifikuar.

Kukësi që në takimin e parë u mund 1-0 nga Egnatia, sot ka bërë kthesën në “Zeqir Ymeri” duke fituar thellë 4-0. Golat për verilindorët i shënuan Guri në minutën e 19-të dhe 50-të, Krkotiç në të 25-ën dhe Kale në të 33-ën.

Përmbysja e Teutës ka qenë me të vërtetë dramatike pasi durrsakët ia kanë dalë vetëm në minutat e fundit. Në ndeshjen e parë të luajtur në Pukë kundër Tërbunit djemtë e drejtuar nga Gugash Magani humbën me rezultatin 1-0, ndërsa sot triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Dy golat për Teutën u shënuan në minutën e 80-të dhe të 83-ën me autorë Latif dhe Lena.

Të gjitha ndeshjet

KUPA E SHQIPËRISË – GRUPI A

Teuta-Tërbuni 2-0 (0-1)
Latif 80′, Lena (p) 83′

Besëlidhja-Shënkolli 1-0 (2-0)

Bangura 43′

Vllaznia-Kastrioti 4-0 (0-0)
Tafili 11′, Ribaj 30′, Borshi (ag) 64′, Vucaj 78′

Tirana-Besa 2-0 (2-1)

Ngoo 9′, 13′

Erzeni-Burreli 1-0 (1-2)
Pasha (p) 63′

Kukësi-Egnatia 4-0 (0-1)
Guri 19′, 50′, Krkotiç 25′, Kale 33′




Nesër


13:00 | Kamza-Iliria (2-0)

E papërcaktuar

Mamurrasi – Skënderbeu (0-8)

*** Në kllapa () rezultati i ndeshjeve të para ***

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb