Ashtu siç dashuria nuk zgjat ndonjëherë përjetësisht, ashtu ndodh edhe me tato-t e yjeve të hollywood-it. Të shumtë kanë qenë ata që i kanë kushtuar partnerëve të tyre një tatuazh të vizatuar në trupin e tyre, e më pas prishjes së marrëdhënies janë detyruar ta ‘zhdukin’ gjurmët e tij.

I tillë është edhe rasti i aktores Angelina Jolie, e cila gjatë martesës me aktorin Billy Bob Thornton në vitin 2000, i dedikoi atij një tato, një dragua mbi shpatullat e saj, të cilin në 2002-in u detyrua ta heq me lazer.

Aktori Laurence Fox, i cili në 2007 u martua me këngëtaren Billie Piper, kishte bërë një tato me inicialet e mbiemrit të tyre ‘Fox’, ndërsa pasi u ndanë 4 muaj më vonë ai në vend të këtij mbishkrimi kishte vënë një dhelpër të madhe. Denise Richards, në vitin 202 u martua me aktorin Charlie Sheen hellraising ., ndërsa në kyçin e këmbës bëri një tato, të clin e fshi pas ndarjes në vitin 2005.

Melanie Griffith, e cila për 18 vite ishte e martuar me aktorin Antonio Banderas kishte vendosur në krahun e saj një zemër, brenda të cilës ishte shkruajtur emri ‘Antonio’, ndërsa më pas u detyrua ta fshinte tatuazhin. Në listën e yjeve, është edhe aktori Johnny Depp, i cili tashmë po divorcohet nga Amber Heard, pasi ai ushtronte dhunë ndaj saj, ndërsa ai mban tre tatuazhe, dedikim për ish-gruan e tij.

Këngëtari pop Peter Andre u martua në vitin 2005 me modelen Katie Price, duke i dedikuar një tato në gisht, por më pas ai e fshihu në 2009, vit në të cilin çifti u nda. Ndërkohë, modelja kishte bërë tatuazh emrin e tij në kyçin e dorën, ndërsa më pas i vendosi një kryq sipër. Sakaq, në listën e personazheve që kanë fshirë tato është edhe Victoria Beckham, por ajo fatmirësisht nuk është ndarë nga bashkëshorti. ‘Unë jam e të dashurit tim, dhe ai është i imi’, kjo ka qenë fraza e cila është fshirë gjatë trajtimeve lazer, tato të cilën ajo e kishte bërë në shpinë, afër qafës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: