Kylian Mbappe, adoleshenti që i kushtoi Paris SG 180 mln euro, në intervistën e tij të parë për një nga gazetat më të mëdha të futbollit në Itali, “Gazzeta dello Sport”, ka folur me superlativa për “Seria A”.

18-vjeçari u shpreh se: “E di që jam i ri, por unë jam rritur duke parë Milanin e Kakasë dhe Shevçenkos. Kush e do sportin si unë, e di se sa mitik është futbolli italian. Sigurisht ka kaluar një krizë, por nëse po rilind është edhe falë projekteve ambicioze të Milanit dhe Interit”.

Mbappe debutoi me gol në “Champions League” duke shënuar 1 nga 5 golat e Paris SG në sfidën kundër Celtic.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb