TIRANE- Rizgjidhet për herë të dytë në krye të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Lajmi është konfirmuar edhe në vendimin e Këshillit të Ministrave. Mësohet se emri i Çulit ishte propozuar nga Ministria e Kulturës, ndërkohë përballë tij garonin Ema Andrea, Laert Vasili dhe Genc Fuga.

Çuli drejtoi për katër vite TK, ndërsa u komandua prej dy muajsh sërish në këtë pozicion. Kujtojmë se pas mbarimit të mandatit të Hervin Çulit, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar.

Emërimi i drejtuesit të ri të Teatrit Kombëtar vjen në një kohë kur ky institucion është përfshirë në një debat të madh për shkak të ndërtimin të godinës së re dhe shembjes së atij ekzistues.
Shumë aktorë dhe regjisorë janë kundër vendimit të qeverisë për shembjen e teatrit të ri. Ndaj me vendosjen e drejtorit të ri, nuk dihet ende se çfarë zgjidhje do t’i jepet kësaj çështje.
vendimi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: