MIRDITE- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në fshatin Thirrë të Mirditës. “BalkanWeb” mëson se flakët kanë përfshirë një sipërfaqja prej 10 hektarësh pyje.

Bëhet e ditur se nga vatra e zjarrit rrezikohen 10 banesa.

Sapo u njoftuan për rastin, forca të zjarrfikëses kanë shkuar afër vendit të ngjarjes, por e kanë të pamundur që të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet se si ka rënë zjarri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: