Shërbim shëndetësor falas, universitet falas po ashtu, pushime të gjata e të paguara. E po ashtu nëse ke pasaportën e këtij vendi janë edhe pritshmëritë për jetëgjatësinë më të madhe në Europë. Është Suedia, dhe ata që jetojnë në këtë vend duhet të ndihen më së të lumtur.
E së fundmi nga një raport i dalë nga “Nomad Capitalist”, pasaportën e Suedisë e ka nxjerrë si pasaportën më të fuqishme në botë.
Kjo analizë u bë në 199 shtete të botës. Pasaporta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është renditur e 36-ta, ndërsa ajo e Shqipërisë është renditur e 83-ta.
Kjo listë, ku pasaporta e Suedisë  kryeson, u realizua në bazë të avantazheve që ato kanë për lëvizjen e lirë, reputacionin global, taksat ndërkombëtare dhe liritë civile.
Studimi tregon se suedezët mund të lëvizin në 176 vende pa viza dhe mund të punojnë pa paguar taksa shtesë, kurse shqiptarët sipas këtij raporti mund ët lëvizin në 98 shtete pa viza.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb