Vllaznia pas dy fitoresh radhazi në kampionat është rikthyer te humbjet pasi sot në “Loro Boriçi” ekipi i Lushnjës ka triumfuar me përmbysje me rezultatin 1-2. Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka edhe pse e pa veten shumë shpejt në avantazh nuk arriti t’a ruante duke bërë që të dalë pa pikë në këtë përballje.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 6-të nga vendasit me autor Edon Hasanin. Minutat në vijim do të kalonin në qetësi, por atëherë kur nuk pritej, pak para fundit të pjesës së parë Rexhinaldo barazon me penallti për miqtë.

Në fraksionin e dytë të lojës vendimtar do të rezultonte Regi Lushkja në minutën e 82-t të duke realizuar golin e përmbysjes për kurbinasit që njëkohësisht do t’ju dhuronte edhe 3 pikët.

Pas 13 javësh në kampionat Vllaznia renditet në vendin e 8-t me 12-t pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e 5-t me 18-t pikë, po aq sa Partizani i vendit të 6-t.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku, Bardulla, Vucaj, Hasani, Lika, Çinari, Atsina.
Trajner: Ernest Gjoka

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi, Rexhinaldo, Eskerda, Uzuni, Xhixha.
Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtar: Andi Koçi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb